Fshati i beqarëve në Lushnje: Nuk u shkojnë nuset se s’ka rrugë

Në Fshatin Shegas të Lushnjës jetojnë rreth 200 familje. Banorët thonë se jeta e tyre nuk ka ndryshuar me ndërrimin e sistemeve.

Rruga e hapur në periudhën e diktaturës mbetet po e njëjta, pa asfalt; me pluhur në verë, dhe baltë në dimër. Dikur e përshkonin për të shkuar në kooperativë, ndërsa sot për të çuar prodhimet e veta në treg.

“Jetesa është shumë e vështirë, këtu vdes. Nuk vjen dot as me makinë. Nëse kemi ndonjë të sëmurë e transportojmë me karroca dore. Të gjitha i mbajmë në krah. Po ngordhin edhe gomerët. Jemi të harruar”, shprehen banorët.

Në Bashkinë e Lushnjës e njohin problemin, por presin prej kohesh miratimin e projektit.

“Me t’u krijuar mundësitë ekonomike, do të zbatohet edhe do të jetë në funksion të të gjithë fshatit”, thotë Ergest Krakulli, drejtori i shërbimeve në Bashkinë Lushnje.

Rrugën e pashtruar prej 5 km, banorët e shohin si shkak edhe për një tjetër fenomen që i shqetëson. Në Shegas, thonë ata, nuk vijnë as nuset për djemtë e fshatit. Krushqitë më së shumti bëhen vetëm për vajzat.

Na ngelën djemtë pa martuar. Ndërsa gocat e shkreta na i marrin. Na ngelën nipërit pa martuar”, shprehen banorët.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).