Art & Kulturë

Sot, 93 vite që prej ndarjes nga jeta të Bajram Currit

Heroi i Popullit, Bajram Curri, u vra më 29 mars 1925 në Dragobi të Shqipërisë. Ai ishte një udhëheqës i denjë, ushtarak dhe senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27- 20 dhjetor 1920.

Për këtë figurë të rëndësishme ka shkruar edhe i famshmi Faik Konica, dedikimin e të cilit mund ta lexoni më poshtë.

“Me vdekjen e vërtetuar të Bajram Currit, zhduket një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i shqiptarësisë. I pastërvitur aqë sa s’dinte as të nënshkruante emrin e tij dhe vinte gishtin në vend të emrit në dokumentat. Bajram Curri ishte shumë i mendshëm prej natyre dhe përpiqej në çdo mënyrë që nipërit e tij të hyjin e të mësojnë në më të mirat shkolla të Evropës.

Liberal në mes të despotizmës, patriot në mes të tradhëtisë ose të ftohtësisë kundrejt Atdheut, i patrembur në armët, po përkrahës i brezit të ri dhe i idealit të një Shqipërie të shtruar në punë e në qetësi. Bajram Curri kishte shumë virtyte të bukura; po virtyti më i shkëlqyer i tij ish një besnikëri e patundur në fjalën që jipte..

Një zotim nga Bajram Curri qe një siguri e plotë dhe pa ndonjë hije dyshimi. Mbrojtës i fortë dhe i kthjellët i miqve të tij, Bajram Curri qe i ashpër kundër armiqve, po edhe kjo ashpërsi nuk ish një ashpërsi aq e egër sa të mos zbutej nga zëri i urtësisë dhe nga këshillat e matura. arrdhëniet e mia me Bajram Currin, kanë qënë të vjetra dhe kurdoherë të pëlqyera.

U poqmë për herë të parë në gusht të motit 1894, në një vakancë të shkurtër qv shkova në Shqipëri të Sipërme, kur mësoja në Francë. Më vonë kur rroja në Belgjikë dhe në London, ishim pak a shumë me marrdhënie të largme e të rralla.

Që me 1913 e gjer më 1921, marrdhëniet e mia me të, kanë qenë të dendura e të përzemërta. Bajram Curri ish një plak 72 vjetësh, i gjallë dhe i fortë, me sy të kaltërt e me flokë të thinjura, me dukje madhështore edhe pse ishte i thjeshtë. Mbahej i paqmë, rruhej çdo ditë, vishej mirë, hante pastërtisht në tryezë. Në Vienë e në Romë mbante një kapellë me strehë të gjerë, e na dukej si ndonjë rancher amerikan i pasur nga Teksasi ose nga Arizona…”

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).