Art & Kulturë

“Miushet e shkathëta” vjen premierë për vogëlushët në Metropol

Në Teatrin Metropol do të ngjitet në skenë këtë të shtunë shfaqja më e re për vogëlushët, e titulluar “Miushet e shkathëta”.

Një vepër e autoreve Janet Stanford dhe Kathryn Chase Bryer, ajo tregon historinë e dy miusheve aventuriere, Neli dhe Emilia, të cilat jetojnë në një papafingo.

Kjo premierë vjen nën regjinë e Elona Hysenit dhe interpretimin e Klesta Shero e Sara Koçi. Përveç platformës edukuese, kjo shfaqje do të jetë mjaft interaktive, ku publiku i vogël është pjesa më e rëndësishme e skenës.

Gjatë kësaj vepre, fëmijët do të mësojnë se ku ekziston dashuria, ka edhe jetë. “Herët a vonë, për të gjithë vjen një kohë e bukur për të prekur yjet. Varfëria mund të jetë një sifë e trupit, por jo një sëmundje e shpirtit”, është shprehur regjisorja.

“Miushet e shkathëta” mund të ndiqet për të gjithë fëmijët e grupmoshës 2-8 vjeç, e cila do të shfaqet çdo fundjavë, të shtunë e të diel, në sallën e Metropolit, ora 11:00.

Trailer:

https://www.facebook.com/teatrimetropol/videos/2470383586520380/?rf=203080126393986

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).