Për të gjithë adhuruesit e televizionit, ardhja e vitit të ri shënon rikthimin e serialeve të tyre të preferuar. Por, muajt e këtij viti do të sjellin edhe disa prej produksioneve televizive më të shumëpritura për fansat e serialeve.
THE CHI
Ky serial i ri ndjek historinë e banorëve të zonës jugore në qytetin e Chicagos, teksa përballen me sfidat e jetës. “The Chi” shfaqi serinë e parë të tij më 7 janar. Trailer:
https://www.youtube.com/watch?v=A8h-Hp0uRu4
VICTORIA
Drama mbretërore rikthehet në sezonin e saj të dytë, e cila tregon historinë e mbretëreshës së Anglisë në vitet 1800, Victoria dhe burrit të saj. Ajo u rikthye në ekrane të dielën, më 14 janar. Trailer:
ASSASINATION OF GIANNI VERSACE: AMERICAN CRIME STORY
Sezoni i dytë i këtij seriali ndjek historinë e vërtet të vrasjes së stilistit Gianni Versace nga Andrew Cunanan. Në rolin e Donatella Versace luan aktorja Penelope Cruz. Seria e parë e këtij seriali do të jepet më 17 janar. Trailer:
THE ALIENIST
Ngjarjet e këtij filmi zhvillohen në shekullin e 19-të, ku trajton misterin e vrasjeve të njëpasnjëshme të disa djemve. Në rolet kryesore: Dakota Fanning, Luke Evans, Daniel Bruhl. Seria e parë do të jepet më 22 janar. Trailer:
https://www.youtube.com/watch?v=q9867sT-Y1M
GOOD GIRLS
Tre mama beqare janë lodhur nga situata e rëndë ekonomike me të cilën po përballen dhe vendosin të vjedhin një supermarket. Seria e parë do të jepet më 26 shkurt. Trailer:
HEATHERS
Bazuar në filmin e vitit 1988, kjo komedi fokusohet mbi jetën e Veronica Sawyer, së cilës i duhet të përbahellet me një grup të tmerrshëm të quajtur “Heathers”. Trailer:
https://www.youtube.com/watch?v=U5Tva5JJOAo
THE HANDMAID’S TALE
Sezoni i dytë i një prej serialeve më të vlerësuar të vitit 2017, rikthehet këtë vit në 25 prill. Ai do të tregojë historinë e Offred në përpjekjen e saj për t’u arratisur nga Gilead. Trailer:
https://www.youtube.com/watch?v=xxQhWrAcQnE
HOWARDS END
Bazuar në novelën klasike të E.M. Foster, ky serial zhvillohet në Londrën e shekullit të 20-të dhe trajton historinë e dy motrave, të cilat përballen me dashurinë, urrejtjen dhe miqësinë. Ai do të dali në muajin prill. Trailer:
LITTLE WOMAN
Emily Watson, Kathryn Newton, Maya Hawke, Willa Fitzgerald dhe Annes Elwes, luajnë rolin e katër motrave adoleshente që jetojnë në periudhën e luftës civile në Amerikë. Seria e parë del më 13 maj. Trailer:
POSE
Një serial-muzikal, “Pose” shfaq jetën e shfrenuar të viteve ’80 në qytetin e New York dhe influencën që muzika ka patur mbi jetët e personave të asaj kohe. Seria e parë do të dali në verën e vitit 2018. Trailer:
SHARP OBJECTS
Bazuar në novelën e shkrimtares Gillian Flynn, ky serial me 8 episode trajton historinë e një gazetareje, e cila rikthehet në qytetin e saj të vendlindjes për të zgjidhur vrasjen misterioze të dy adoleshenteve. Seria e parë do të dali në verën e vitit 2018. Trailer:
MANIAC
Prodhim i Netflix, kjo komedi e errët trajton jetën e një burri që mendon se jeton në një botë të magjishme. Me Emma Stone, Jonah Hill, ky serial do të dali në Netflix në vitin 2018.
WESTWORLD
Sezoni i dytë i serialit të famshëm rikthehet për të vazhduar historinë e qytetit fantazi dhe njerëzve të krijuar shkencërisht. Ai do të dali në pranverën e vitit 2018.