“L’Albanese d’Italia” cilësohet si gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar, e cila nxorri numrin e saj të parë më 23 shkurt 1848.
E quajtur ndryshe “Shqiptari i Italisë”, kjo gazetë ka patur drejtim politik, shoqëror e letrar, ku informacionet botoheshin në gjuhën italiane dhe pjesërisht në atë shqipe.
Drejtuesi i kësaj gazete historike ishte Jeronim De Rada, i cili e botoi atë në qytetin e Napolit në Italit, duke hedhur kështu hapat e parë të shtypit kombëtar.
Jeronim De Rada është njëkohësisht edhe themeluesi i revistës së parë në gjuhën shqipe “Flamuri i Arbërit”.
Nga fundi i shek. XIX, nisën botimin e shtypit shqiptarë në Itali e mandej disa nacionalistë të kohës. Gjatë kësaj periudhe, gazetat dhe revistat në gjuhën shqipe hynin fshehurazi në Shqipëri.
Ato informonin për jetën brenda vendit, si dhe për veprimtarinë e shqiptarëve në kolonitë jashtë vendit dhe kryesisht demaskonin shtypjen nga qeveria e Stambollit dhe politikën e fuqive të huaja ndaj tokave shqiptare.