Art & Kulturë

“Triumph” filmi mbi ndeshjen Shqipëri-Serbi shfaqet në Amerikë e Gjermani

Pas shfaqjes në Festivalin e Filmit në Varshavë, “Triumph” do të vazhdojë të shfaqet në festivale të tjera të filmit.

Ndalesa e rradhës do të jetë qyteti i Dallas në Amerikës më 3 mars dhe më pas, filmi do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Futboll në Berlin, më 24 mars.

Me regji nga Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Von Rama, ky film dokumentar sjell një histori që mbështetet mbi aspektet kulturore, politike e historike që qëndrojnë pas lojës së futbollit mes Shqipërisë e Serbisë në 2014.

“Projekti nisi me ndeshjen kundër Portugalisë. Bashkë regjisori Luftar Von Rama dhe unë pamë një mundësi të mirë për të treguar historinë e lojtarëve shqiptarë që u kthyen dhe donin të paraqitnin diçka të bashkuar. Kur incidenti i dronit ndodhi në Beograd, me të vërtetë e ktheu këtë në një histori globale do thosha, e pikërisht kjo na e dha mundësinë që të kishim një kulm dramatik në film”, është shprehur në një intervistë regjisori Jonuzi.

“Triumph” përmban disa element nga situata para ndeshjes në Elbasan, duke përfshirë momente personale të futbollistëve. Po ashtu, në film bëhet një paskthim në histori, në të cilën shfaqen grimca të kësaj historie konflikti, lufta e Kosovës, etj.

Në këtë film shfaqen personazhet e njohur si Lorik Cana, Gianni DeBiasi, Paolo Tramezzanni, Shkëlzen Gashi, Blendi Fevziu, Dritan Shakohoxha, etj.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).