Art & Kulturë

Snapchat rikthehet më i fortë se kurrë, sërish një top aplikacion

E kush nuk i përdor në ditët e sotme Instagram-in, Facebook-un e Snapchat-in? Këto aplikacione janë kthyer në një varësi për të gjithë njerëzit, tek të cilat ne shpenzojmë një kohë shumë të madhe të ditës.

Për të rritur përdoruesit dhe mundur konkurrencën, Instagram jo vetëm që ka kopjuar me sukses shumë opsione të Snapchat, por edhe arriti që të vidhte shumë ‘klientë’ nga ai, duke e ulur shumë nivelin e përdorimit të rivalit të tij.

Megjithatë, duket se aplikacioni i fotove e videove instante, e ka gjetur një mënyrë për t’i bërë ballë konkurrencës dhe për të triumfuar sërish.

Ai sapo ka nxjerrë një opsion, me anë të të cilit, dikush mund të flasi në video me plot 15 shokë në të njëjtën kohë. Ky opsion është shumë i thjeshtë për t’u përdorur dhe është bërë i aksesueshëm për të gjithë.

Mjafton që të shkoni tek “Group Chat” dhe shtypni butonin e kamerës.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).