Art & Kulturë

Skulpturat ‘mbulojnë’ Korçën

Është koha kur Korça rijetëzohet nga skulpturat. Sepse për të tetin vit radhazi ky qytet përjeton atë që nuk e gjen në asnjë vend tjetër të Shqipërisë.

Ndryshe nga edicionet e shkuara ky edicion është pagëzuar me emrin “Simpoziumi i skulpturave”, sepse përtej një festivali të artit vizual, në Korçë janë bërë bashkë artistë të huaj e shqiptarë, arkitektë e kuratorë për të menduar pak më gjatë mbi atë që meriton natyra.

E veçanta tjetër e këtij simpoziumi është se të gjithë skulptorët vijnë nga Europa e Azia e largët. Mbresa të jashtëzakonshme ka krijuar edhe Xhena Li skulptorja nga Koreja e Veriut që vjen për herë të parë në Shqipëri.
Deri më tani në parkun e qytetit janë 50 skulptura nga artistët pjesëmarrës që ashtu sikurse edhe arkitektët do të qëndrojnë 12 ditë në Korçë, për të parë mundësinë e integrimit të këtyre skulpturave edhe në parqe të tjera të vendit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).