Art & Kulturë

Njësh me natyrën

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë sjell më datë 17 – 28 Korrik te Parku i Liqenit Kampin Veror “1-sh me Natyrën”.

Ky aktivitet disa ditor ka për qëllim t’u mësojë fëmijëve të bashkjetojnë me natyrën dhe të mësojnë më shumë rreth saj. Nën hijen e pemëve, çdo ditë, nga ora 08:00 – 12:00, stafi i APR do të mirëpresë fëmijë të grupmoshave 6-12 vjeç, të cilët do të kenë mundësi të argëtohen mes lojërave të shumta, aktiviteteve rekreative, sportive dhe edukuese, një mundësi mjaft e mirë kjo për të kaluar një pjesë të kohës së lirë në natyrë.

Me anë të aktiviteteve rekreative outdoor, APR synon të edukojë brezin e ri si të shfrytëzojë efektivisht të mirat që ofron natyra si:
– Përfitime në shëndetin fizik: Aktivitetet në natyrë apo dhe thjesht ecja apo shëtitja janë të gjitha të dobishme dhe të rëndësishme për shëndetin.
– Përfitime në shëndetit mendor: Të gjitha llojet e aktiviteteve në natyrë kanë një ndikim të madh dhe shumë të rëndësishëm në uljen e stresit dhe në çlirimin e mendjes.

– Përfitime sociale: Kalimi i kohës së lirë në natyrë dhe mes miqsh ndihmon në ndërtimin e frymës së ekipit, sidomos tek të rinjtë, thelbësore në strukturimin dhe mirëfunksionimin e shoqërisë.
– Përfitime lidhur me produktivitetin: Aktivitetet outdoor ndihmojnë në çlirimin e stresit të akumuluar gjatë ditës dhe si pasojë ndikojnë në rritjen e produktivitetit.

Kampi Veror “1-sh me Natyrën” është një antidot i mrekullueshëm për “çrregullimin e deficitit të natyrës”. Përvoja në natyrë e pasuron perceptimin e fëmijëve për botën dhe mbështet zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës. Luaj, zbavitu, argëtohu, lexo, riciklo, shplodhu, mendo në natyrë për natyrën.

Programi i detajuar do të publiklohet në ditët në vijim.
*Fëmijët që do t’i bashkohen kampit, duhet të jenë të shoqëruar.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).