Ka shumë mënyra për vallëzuar, për të dhuruar një buzëqeshje plot shpresë dhe për të pasur një jetë aktive dhe të shëndetshme. Në këtë muaj të luftës kundër kancerit të gjirit, Tirana i bashkohet për të dytin vit rradhazi lëvizjes botërore “Move to Give”, aktivitetit të miliona grave që kanë nevojë për suport dhe e milionave të tjera që mund ta parandalojnë në kohë këtë sëmundje. Nëse jemi bashkë për një kauzë jetësore, çdo dhimbje bëhet më e lehtë për t’u sfiduar dhe ne mund t’i paraprijmë përballjes me të, nëpërmjet informimit dhe sensibilizimit.
Eja dhe ti me 27 Tetor në orën 18:00 tek Fushat Multiportive të Parkut të Madh të Liqenit Artificial ku së bashku me Instruktorët Fatilda Smajlaj dhe Antrian Shabani të ndihmojmë në socializimin mes femrave nëpërmjet kërcimit, ritmeve zumba, duke çliruar energjitë negative dhe duke krijuar një gjendje shpirtërore plot pozitivitet.
Ky aktivitet synon të mbështesë gratë të cilat po luftojnë kundër kancerit të gjirit dhe gjithashtu të sensibilizojë të gjitha femrat dhe shoqërinë drejt mbështetjes, nëpërmjet organizimit të një eventi “Zumba Master Klas” .
Organizon Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Zumba with Fatilda dhe me mbështetjen e Postës Shqiptare, Kryqit të Kuq, Spitalit Amerikan, Moncafe dhe Ristora.

Party in Pink, nesër në orën 18:00 tek fushat multisportive PMLAT
Prev Post
Skulptura e çuditshme e shqiptarit,
Next Post
Festivali më i ri Metro