Karkalecat e detit mund të gjenden shumë thjesht nëpër markete, të gatshëm për t’u gatuar. Por, nëse doni të kurseni paratë, mund t’i qëroni edhe vetë duke ndjekur këto hapa.
– Fillimisht hiqjani kokën karkalecit të detit. Aty ku janë të ngjitura këmbët fusni një gisht poshtë lëkurës në mënyrë që ajo të lirohet. Më pas, hiqni edhe bishtin.
– Me një thikë prisni kurrizin, por jo shumë thellë
– Nxirrni venën e hollë gri që ndodhet në kurrizin e karkalecit.