Art & Kulturë

Ekspozita ndërkombëtare e karikaturës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

Ekspozita që do të hapet të shtunën e do të rri e hapur për një javë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ngërthen karikaturistë shqiptarë e të huaj, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë që përfshinë 80 artistë vendorë e të huaj ka pas një shtrirje të temave në dy pika si: Kosova në syrin e karikaturistëve, dhe ajo e temës së lirë.

Në këtë ekspozitë pritet të marrin pjesë artistë si: Agim Sulaj, Arben Meksi, Bujar Kapexhiu, Firuz Kutal, Jordan Popoliev, Ilhan Ozdemir, Arif Albajrak, Keziban Ertugrul, ku në fund të mbrëmjes pritet të shpërblehen më të mirët e kësaj gare.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).