Art & Kulturë

Si të mbrohemi nga koronavirusi?

Koronavirusin ose ndryshe virusin Sars-CoV-2 e mbajmë larg nëse bëjmë kujdes në çdo çast për t’u vetëmbrojtur prej tij. Sipas institucioneve evropiane e botërore të shëndetit,

Koronavirus nuk transmetohet nga frymëmarrja, por transmetohet përmes prekjes së objekteve të infektuara, përmes ciklave të pështymës të njeriut të infektuar, me kollë apo teshtima apo me kontakte direkte, duke prekur gojën, hundën e sytë me duart e kontaminuara. Ndaj këshillohet të mbulosh gojën dhe hundën nëse teshtin, të mbahen shamitë, e të lahen duart sa më shpesh me sapun apo alkool. Një mesazh të tillë me këto detaje mbrojtëse për italianët në rrezik e dha në emër të RAI-edhe prezantuesi Amadeus.

Këshillohet madje të evitohen kontaktet me njerëz që janë me ethe, kolliten apo kanë të tjera simtoma të mushkërive. Të mbahet largësi një deri në 2 metra nga njerëzit që kolliten. Më mirë do të ishte që edhe kafeja të pihet në gota kartoni një përdorimëshe.

Këshillohet të pastrohen mjediset kolektive me dezinfektantë me bazë klori apo alkoli e të përdoret maska vetëm nëse dyshohet se je i sëmurë apo gjendesh pranë njerëzve të sëmurë. Duke u mbajtur gjatë në fytyrë, maska bëhet anti-higjenike e shton praninë e viruseve. Të mos merren barna anti-grip apo antibiotikë pa këshillën e mjekut. Edhe kush nuk i ka simptomat mund të transmetojë virusin, pasi simtomat e para duan 7-14 ditë të shfaqen apo edhe deri në 27 ditë në një rast. Ndaj kujdesi duhet gjithmonë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).