Art & Kulturë

Si të hani shëndetshëm me pak para

1. Blini kryesoret. Blerjet në dyqane apo treg të gjërave kryesore nuk janë të shtrenjta dhe pasja e tyre në dollapin tuaj të ushqimeve apo në frigorifer do t’ju japë mundësinë të ushqeheni ashtu siç dëshironi. Mendoni për vezët, avokadot dhe bukën integrale, të shoqëruar me djathin e duhur, limonët apo specin e kuq të grirë që të keni mundësi të bëni sanduiçët e duhur. Gjithashtu sallatat apo perimet me fletë jeshile janë gjithashtu me çmime të lira, ndërkohë mendoni të bëni sallata çka kërkojnë brokoli, thjerrëza, patatet. Ndërsa për frutat blini gjithmonë ato të sezonit, janë më të shijshme dhe sigurisht më të lira.
2. Ngrijini: Nuk ka ndonjë shkencë të madhe të kuptosh se frutat e sezonit janë më të mira dhe sapo t’ju kalojë periudha, çmimet fillojnë të rriten. Kështu që blijini dhe ngrijini ato që mund të pësojnë rritje çmimi.
3. Përgatisni në shtëpi: studimet e fundit flasin për të mirat në shëndet që ofrron kafeja. Mund të shpejtojë metabolizmin tuaj, të rrisë nivelet e kortizolit dhe sigurisht që e bën më efiçiente kohën taj në palestër. Por kafeja nuk është një produkt aq i lirë. Sikur të llogarisni minimumi 50-60 lekë një kafe në ditë, java do t’ju kushtojë 420 lekë apo 1680 në muaj. Jo pak para! Mos të mendojmë që të paktën 2 pesona në familje mund të jenë konsumatorë të kafesë. Atëherë mendoni ta përgatisni në shtëpi dhe shihni sa para do të kurseni.
4. Planifikoni më parë. Po aq e thjeshtë sa ç’duket, planifikimi i vakteve për javën nuk do të thotë vetëm që s’do të lodheni duke kërkuar në dyqane, por do të blini dhe vetëm ato që ju duhen. Por tentoni vetëm tek ushqimet e shëndetshme. Pasja e një plani “loje” kursen si portofolin tuaj ashtu dhe belin tuaj.

Blerje të lira të sezonit

Fruta
Kajsitë Maj-Korrik
Manaferrat Maj-Tetor
Boronica Maj-Gusht
Qershitë Maj-Korrik
Pjeshkat Maj-Tetor
Mjedrat Maj-Nëntor
Luleshtrydhet Mars-Nëntor
Shalqini Maj-Shtator
Perimet
Angjinaret Mars-Qershor/ Shtator-Dhjetor
Shpargujt Shkurt-Qershor
Lakrat e brukselit Janar-Qershor/Shtator-Dhjetor
Specat Maj-Dhjetor

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).