Art & Kulturë

Shteti gjerman financon prodhimin e filmit “Exil” nga regjisori kosovar

Regjisori Visar Morina ka mbledhur një shumë prej 600 mijë eurosh nga Ministria e Kulturës Federale në Gjermani për prodhimin e filmit të tij “Exil”.

Rreth 8 projekte filmike janë mbështetur nga kjo ministri, që kishte në dispozicion një buxhet prej 3.6 milionë eurosh, ku skenari i “Exil” ka marrë maksimumin e parave.

Skenari bën fjalë për një burrë 45 vjeçar i cili punon në një firmë farmaceutike dhe në një moment e krijon ndjenjën që kolegët e tij po tentojnë ta largojnë nga puna”, ka thënë Morina në një intervistë për KultPlus.

Xhirimet e këtij filmi pritet të nisin në muajin gusht. Morina është i njohur edhe për filmin e tij “Babai”, i cili rrëfen raportin aspakt të zakontë të një babai dhe djalit të tij. Ky film u vlerësua në festivale ndërkombëtare të filmit.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).