Art & Kulturë

Botohet monografia për dramat e Rexhep Qosjes

Studiuesi i dramës, Berat Dakaj (alias Armagedoni), ka botuar sot librin studimor “Dramat e Qosjes (monografi)”, të cilin para disa vitesh e ka pasur punim të diplomës së masterit, paraqitur dhe mbrojtur në Fakultetin e Arteve Dramatike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, nën udhëheqjen e mentorit, profesorit Haqif Mulliqi.

Në këtë monografi janë analizuar, interpretuar dhe studiuar dramat e Rexhep Qosjes me titull “Mite të zhveshura”, në të cilën përmbledhje të dramave, në botimin e parë dhe të dytë të tyre janë përfshirë dy drama dhe një monodramë, kurse në botimin e tretë dhe të katërt edhe një monodramë tjetër, e cila nuk është marrë për studim në këtë monografi pasi, sipas Armagedonit, është dramë shumë e thjeshtë artistike dhe është dramë me motive krejtësisht politike.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).