Gazeta prestigjoze britanike “The Guardian” ka bërë një artikull mbi 20 destinacionet më të mira që çdo aventurier duhet të vizitojë dhe Shqipëria është futur në këtë listë.
“Ecni përgjatë vijës bregdetare të rivierës shqiptare” është sfida që gazeta sugjeron për të gjithë turistët që pëlqejnë aventurat dhe mjediset e terrenet e vështira.
“Sugjerohet të keni eksperiencë në ecje dhe ngjitje pasi përbën një avantazh, për shkak të terrenit të thepisur”, e ka nisur The Guardian shkrimin, ku sipas të cilit, periudha e duhur për ta vizituar Shqipërinë është nga 25 maji deri më 21 shtator.
Në mesin e vendeve të tjera janë listuar edhe Bullgaria, Greqia, Mongolia, Suedia, Majorka, Britania, etj.
Mëposhtë gjeni përshkrimin e plotë të Shqipërisë nga kjo gazetë.
“Fama e Shqipërisë po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë, ku një numër i madh turistësh po shkojnë drejt këtij vendi për të eksploruar pasuritë e tij, siç janë malet e thepisura në veri dhe bregdetet e gurta të jugut.
“Wild Frontiers” kanë vendosur dy grupe të reja hiking në këtë vend, ku secili prej tyre operon në dy skajet e shtetit. Njëri prej tyre ka ndërtuar një paketë 8 ditore për në jug të Shqipërisë, ku përfshihen ecje në diell përgjatë brigjeve detare dhe maleve, ku do të vizitoni rivierën shqiptare, qytetet osmane dhe Parkun Kombëtar të Butrintit.
Sa kushton? 1.295 paund për person, ku në çmim përfshihen vaktet ushqimore, minibusi, guida dhe akomodimi në hotele”.
Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu: https://www.theguardian.com/travel/2018/jan/20/20-best-adventure-travel-challenges-for-2018-cycling-hikes-marathons?CMP=share_btn_fb