Art & Kulturë

Shqipëria, destinacioni që nuk duhet humbur sipas revistës suedeze

Revista prestigjoze suedeze për udhëtimet, “Vagabond”, ka listuar në vend të parë Shqipërinë, si destinacionin që nuk duhet humbur për t’u vizituar në vitin 2018.

Në këtë listë janë përfshirë 35 destinacione, të ndara në 6 kategori të ndryshme, konkretisht: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurat më të mira, diellin më të mirë, ushqimet më të mira dhe udhëtimin më të mirë buxhetor. Në vend të parë për kategorinë “Vendet Më të Mira” e zinte Shqipëria.

Aty ka gjithçka që nga malet e thepisura deri tek plazhet e arta mesdhetare”, ka shkruar për vendin tonë “Vagabond”.

Vendosja e Shqipërisë në këtë listë nuk vjen pa shkak. Vetëm në vitin 2017, vendi ynë ka pasur një rritje prej 23% më shumë të numrit tw vizitorëve me qëllim pushimi. Një pjesë e madhe e tyre ka ardhur nga Suedia, çka të lë të kuptosh se Shqipëria po bëhet një destinacion i preferuar i turistëve nordikë.

Alpet Shqiptare

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).