Shkrimtari Stefan Çapaliku promovoi dy vëllimet e parë të ciklit romanesk “Secili çmendet sipas mënyrës së vet” në panairin e librit “Nuovi mondi” në Bergamo të Italisë.
Në ceremoninë e promovimit ishin të pranishëm shkrimtarë, botues, përkthyes, lexues, etj.
I ndihmuar edhe nga fotot e viteve 1970-1980, kur zhvillohen ngjarjet e librit, shkrimtari foli për disa prej personazheve që ai vizaton në roman, rreth 130 të tillë.
Çapaliku, i njohur më së shumti si dramaturg dhe regjisor, ka hedhur në këtë vepër kujtimet dhe përshtypjet e fëmijërisë dhe rinisë nga qyteti i lindjes, Shkodra.
“Janë njerëz me histori të jashtëzakonshme, të cilat nuk mund të mos i shkruaja”, tha Çapaliku duke iu referuar bashkëqytetarëve të tij.
Çapaliku u shpreh se “është një vepër që bart frymën e epokës dhe na bën të njohim më mirë veten se kush jemi dhe rrethanat në të cilën gjendemi, pse jo dhe perspektivën”.