Të gjithë e kujtojmë ende mbrëmjen e 2 janarit, ku violinist i mirënjohur Shkëlzen Doli solli në Tiranë Filarmoninë e Vjenës. Me plis në kokë dhe me një teke raki, Doli i entuziazmoi të gjithë në sallën e Pallatit të Kongreseve. Por duket se ky emocion do të përsëritet edhe njëherë.
Mësohet se Shkëlzen Doli do të rikthehet edhe njëherë në Tiranë, së bashku me Filarmoninë e Vjenës. Me aq sa kemi mundur të mësojmë kanë nisur provat për të mirëpritur artistin e mirënjohur, në një koncert që do të organizohet në sheshin “Skënderbej”. Bëhet me dije se koncerti do të mbahet më 23 shtator 2017.