Art & Kulturë

Ekspozita në UET “Me Ndërkombëtarët” për 75 vjetorin e Bujar Kapexhiu

Në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës do të çelet sot një ekspozitë mjaft e veçantë nga artisti i njohur Bujar Kapexhiu, me titull “Ndërkombëtarët”. Kjo ekspozitë vjen në kuadrin e 75 vjetorit të mjeshtrit Kapexhiu. I njohur për humorin dhe ironinë e tij të hollë, ai përgjatë viteve ka realizuar një sërë karikaturash ku vë në lojë personazhet e jetës politike të vendit por edhe ndërkombëtarët. Në ceremoninë që do të zhvillohet sot, Kapexhiu do të vlerësohet me çmimin e Presidentit, për motivacionin e kontibutit të paçmueshëm në jetën publike dhe artistike të vendit. Bujar Kapexhiu është sot ndër të paktët në Shqipëri që merret me karikaturën politike. Falë krijimtarisë së tij situatat politike dhe ngjarjet e rëndësishme në vend mund të lexohen fare mirë. Të karakterizuara nga humori dhe ironia elegante, këto karikatura nuk kursejnë askënd. Të krijuara me zgjuarsi, këto vepra të mundësojnë të shohësh njëherësh të gjitha personalitetet kryesore të vendit, por edhe të huaj ndikimi i të cilëve ka qenë dukshëm i madh, me karakteret dhe tipat e tyre të zbërthyer në linja dhe ngjyra, me anë të humorit. Kjo nuk është ekspozita e parë e Kapexhiut. Më herët ai ka marrë pjesë edhe në ekspozita të tjera, kombëtare dhe ndërkombëtare, ku nuk kanë munguar edhe çmimet.

Prev Post

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).