Art & Kulturë

Ekspozitë për Michael Jackson në Gjermani

Ekspozita “Michael Jackson: On The ëall” është hapur të premten në muzeun e artit në Bonn të Gjermanisë. Janë 100 vepra arti nga 70 artistë të ndryshëm, përfshirë David LaChapelle dhe Andy ëarhol. Premiera e ekspozitës ka ngjallur debat nëse është mirë që këngëtari i ndjerë të vazhdojë të nderohet pas transmetimit të dokumentarit “Leaving Neverland” që shpërfaq akuza për abuzim me fëmijë.

Dokumentari për Michael Jackson ka shkaktuar kritika të mëdha ndaj trashëgimisë së Jacksonit dhe disa radio të njohura kanë ndaluar transmetimin e muzikës së tij, ndërsa shumë statuja të tij janë rrëzuar nëpër botë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).