Një udhëtim në botën e ballove me maska nga shënimet e komedisë së artit të shekullit të 16-të…
Shfaqja italiane “Masteri i Komedisë” do të vijë premierë në Tiranë më datë 6 shkurt, tek Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Kjo vepër teatrale është prodhuar nga regjisori Michele Modesto Casarin me rastin e Karnivaleve të Venecias “Creatum” në vitin 2017, në bashkëpunim me Konfederatën Kombëtare të Veprave Artizanale në Venecia dhe vjen në Shqipëri me organizimin e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.
Kjo shfaqje trajton historinë e dy komedianëve dhe një sharlatani, të cilët formojnë një kompani absurde me emrin e çuditshëm “I senza Dimora”.
Do të jenë këta personazhe që do e njohin publikun e teatrit me momentet më të rëndësishme dhe kreative të teatrit italian: Artin komik. Aktorët nëpërmjet notave historike, këngëve dhe batutave komike, do ta shëtisin publikun në botën romantike dhe misterioze të maskave.
Gjatë kësaj shfaqje, ju do të shëtisni nëpër rrugët e këtij qyteti, ku një cep i tij duket sikur është ngritur nga ferri i Dante Aligerit. E më pas, do të shikoni lart në ballkon magjepsësen Dorotea, e cila do t’ju tregojë vuajtjet e saj dashurore, përpara se të hyni në sallën e madhe për të parë Kapitetin Spingarda që po kalëron një bishë të çuditshme dhe shumë njerëz të tjerë të maskuar, që po ju presin për të kaluar një natë dëfrimi.
Ajo do të shfaqet të mërkurën më 6 shkurt në TKE, në orën 19:00. Më pas, kjo trupë teatrale do të performojë në Teatrin “Petro Marko” në qytetin e Vlorës, më 7 shkurt ora 18:30, në Shkodër tek “Teatri Migjeni” më 8 shkurt ora 18:00 dhe në Korçë më 9 shkurt, ora 18:00.