Art & Kulturë

Shfaqja e filmit “Rruga Bornholm” të shtunën

Më 9 nëntor 1989 në pikëkalimin kufitar në rrugën Bornholm në Berlin mbizotëron rrëmuja. Një qen i vogël kalon kufirin e brendshëm gjerman rreptësisht të siguruar dhe kalon nga Gjermania Lindore për në Gjermaninë Perëndimore. Megjithatë ky është vetëm fillimi. Gynter Shabovski, anëtar i byrosë politike deklaron në televizion gjatë një konference për shtyp se të gjithë qytetarët e RDGj-së mund të bëjnë kërkesë për udhëtime private për në perëndim. Por fakti se për udhëtimin nevojitet pasaportë dhe vizë injorohet tërësisht nga qytetaret dhe qytetarët euforikë të RDGJ-së.

Kështu nënkoloneli Shefer dhe vartësit e tij e shohin veten tek ballafaqohen në pikëkalimin kufitar në rrugën Bornholm me një turmë të madhe njerëzish, që duan të kalojnë kufirin. Një natë me negociata nervozuese dhe komike çon më në fund në hapjen e kufijve si edhe në fillimin e ribashkimit të Gjermanisë.

“Rruga Bornholm” është një tragjikomedi jashtëzakonisht ironike dhe befasisht emocionuese, e cila i lejon vetes t’i kërkojë dhe gjejë heronjtë e vet pikërisht midis ushtarëve të kufirit, të cilët nuk gëzojnë simpati në RDGJ-së. Skenari i filmit është përshtatur sipas ngjarjeve të vërteta të asaj nate. Në këtë mënyrë, filmi tregon me modesti dhe humor një histori shumë të madhe të Evropës. Filmi është i përshtatshëm për shikuesit mbi moshën 6 vjeç.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).