Art & Kulturë

Hapet Ekspozita e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019

Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë hapi ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit që ndan çmimin për artistët e ri në fushën e arteve vizuele, pjesë e dhjetë çmimeve të ngjashme të organizuara në Evropën Qendrore dhe atë Lindore me qëllim të mbështetjes së shfaqjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Çmimin “Artistët e së nesërmes” për vitin 2019 e kanë marrë artistët Somer Şpat, Edona Kryeziu, Dion Zeqiri. Puna kuratoriale është realizuar nga Vala Osmani dhe Albert Heta. Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019, e përbërë nga Charles Esche, drejtor i Van Abbemuseum, Eindhoven, Qëndresë Deda – artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, Adam Kleinman – Fondacionin Kadist Art, Sezgin Boynik – teoreticient dhe redaktor, Jelena Vesić – kuratore, shkrimtare, redaktore dhe ligjëruese, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2019.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).