Art & Kulturë

Shëroni aknet duke përdorur këto produkte shtëpiake

Aknet në fytyrë janë një nga problemet më madhore që femrat kanë; Ato shfaqen atëherë kur nuk e pret dhe të shkatërrojnë ditën!

Megjithatë, disa dermatologë kanë listuar një sërë metodash me anë të të cilave, mund të hiqen puçrrat me mjete rrethanore që gjenden në shtëpi.

Akulli – Merrni një kub akulli nga ngrirja, mbështilleni me një letër dhe vendoseni mbi një akne. Akulli redukton inflamacionin mbi aknen dhe sasinë e gjakut që qarkullon tek ajo. Mbajeni vetëm për disa minuta dhe jo më shumë.

Aspirina dhe uji i nxehtë – Shtypni një kokërr aspirine dhe duke i shtuar pak ujë të ngrohtë, përzijeni bashkë derisa të formohet një shtresë si krem. Më pas aplikojeni atë tek akneja që u ka dalë.

Tumerik dhe mjaltë – Merrni gjysëm luge çaji tumerik dhe përzijeni me një lugë gjelle mjalti. Më pas aplikojeni këtë maskë në fytyrë të njomë, duke e lënë për 5 minuta. Sipas dermatologes amerikane Nussbaum, tumeriku është një anti-inflamator dhe mjalti përmban veti antibakteriale, të cilat të kombinuara së bashku, ulin masën dhe madhësinë e një puçrre.

Ҫaj nga pema e vajit – Ky çaj i prodhuar në shtëpi ka veti antibakteriale dhe ul nivelin e baktereve që ndodhen në fytyrë.

Ndërkohë, këto janë produktet që duhet të shmangni me patjetër nëse i përdorni për kurimin e akneve: Vaji i arrës së kokosit, pasta e dhëmbëve dhe përdorimi i gishtërinjve në aplikimin e maskave të ndryshme.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).