Temperaturat e larta në verë shpeshherë mund të na shkaktojnë edhe situata të sikletshme. Njëra prej tyre është djersitja teksa ulemi qoftë edhe për disa minuta.
Kjo bën që të ndihemi në siklet me veten, por edhe me të tjerët.
Ja disa këshilla sesi mos ta përjetoni kaq shumë këtë moment:
Vishni rroba të lehta, të lirshme të bëra nga pëlhura natyrore.
Pasi i bëni vetes një filxhan çaji, vendoseni qesen e çajit në frigorifer për ta ftohur. Pastaj aplikojeni në lëkurën e irrituar për të lehtësuar kruajtjen.
Qëndroni sa më të freskët dhe të thatë. Bëni sa më shpesh dush dhe ushtrohuni rregullisht në mëngjes ose në mbrëmje.
Merrni pak tul nga gjethet e aloe veras dhe vendoseni në lëkurë disa herë në ditë. Është një mënyrë e shkëlqyer për të zbutur lëkurën dhe për ta bërë atë të shërohet më shpejt.
Duhet të mbani mend se trupi juaj humbet më shumë ujë gjatë ditëve të nxehta të verës. Prandaj, ju duhet të rrisni në mënyrë të konsiderueshme konsumin tuaj të ujit. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni shumë probleme shëndetësore!