Art & Kulturë

Së shpejti në vigjilie të festimeve të 60 vjetorit të Cirkut Kombëtar vjen “KATEDRALJA E PARISIT”

Idea & Projekti; Eris Hoxha Dakli,
Regjia & Koreografia; Llaqi Nako
Udhëheqës Artistik; Alketa Haxhiu.

Një vepër nga Viktor Hygo, përshtatur për herë të parë për artin e bukur dhe të vështirë të Cirkut.

Katedralja e Parisit është një roman historik, shkruar nën ndikimin e mbresave të Revolucionit që përmbysi monarkinë. Ngjarjet janë vendosur në shekullin XV por trajtojnë probleme morale dhe filozfike të kohës.

Ne themel të konflikteve dramatikë në roman qëndrojnë kategorite morale të së mires e së keqes.
Ideja e dashurisë për njeriun e mirë përshkon të gjithë romanin dhe lëviz ngjarjet.

E jashtëzakonshmja, rastësorja, befasuesja dhe tronditësja përbëjnë elementet bazë të rrefimit romantik, që përbëjnë thelbin e veprës.

Situatat e jashtëzakonshme janë realizim parësor i veprës, sikurse ndeshjet befasuese me heronj të shumtë, euforia e turmës dhe pushteti i saj.

Katedralja vjen si vepër madhështore, sikurse është edhe vend tragjedish të llahtarshme, rrjedhojë e veprimeve të padrejta, është selia e Klod Frolos, sikurse vendqendrimi i Kuazimodos dhe vendstrehimi i Esmeraldes.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).