Art & Kulturë

Shkoni në KazanFest: – Për të marrë pjesë në ritualin e përgatitjes së rakisë

Të ngrihet kazani! Të zihet rakia! Ejani në KazanFest: – Për të marrë pjesë në ritualin e përgatitjes së rakisë; – Për të shijuar verë, reçelra, djathë e kos të prodhuar në mënyrë artizanale nga fermerë dhe prodhues të Këlcyrës, Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës, Libohovës, Dropullit dhe Memaliajt; – Për të shijuar në mbrëmje muzikë nga Boiken Lako dhe grupe të reja të muzikës pop, rock, RnB, dhe DJ; – Për të kënduar së bashku me Grupin e Sazeve të Këlcyrës. Për informacion lidhur me mundësi akomodimi lokal dhe për transport lokal, shikoni informacionin e postuar në këtë faqe, por mund edhe të na kontaktoni në celularin: 069 69 822 8368, në Messenger (Qendra ISO – ISO Center) ose na shkruani në adresën në email: [email protected].

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).