“Salomé” është tragjedi me një akt, shkruar nga Oskar Uajlld dhe bazohet lirisht mbi historinë biblike, ashtu sic është treguar në librat e Dhiatës së Re, edhe pse karakteri i Salomesë nuk përmendet me emër në Bibël. Vepra vendoset gjatë periudhës biblike në Judé, një zonë historike, me shtrirje në Lindjen e Mesme, pranë së cilës sot ndodhen Palestina dhe Izraeli.
Salomé është thjeshtra e mbretit Herod Antipas të Judesë. Ai është bashkëshort i Herodias, e cila është e mallkuar nga një profet me emrin Jokanaan (i njohur në Bibël si Gjon Pagëzori). Ky thotë se martesa e Herodit është e paligjshme, sepse Herodias është vejusha e vëllait të Herodit. Në Bibël, Salomé e ndihmon të ëmën të marrë hak ndaj Gjon Pagëzorit, ndërsa në veprën e Uajlldit vendimet e Salomesë ndaj Jokanaanit vijnë si rezultat i dëshirës së saj për hakmarrje nga epshi. Për tmerrin e mbretit dhe për gëzimin e së ëmës, Salomé kërkon kokën e Jokanaanit në një pjatë argjendi, si shpërblim për vallen e shtatë vellove, që ajo do të kërcejë para mbretit Herod.
Për arsye se ligji britanik i kohës ndalonte shfaqjen publike të pjesësve teatrore, ku përshkruheshin personazhe nga Bibla, Uajlld e shkroi “Salomé”-në në frengjisht në vitin 1891. Ajo u shfaq së pari si një pjesë teatrore në frengjisht. Tre vjet më vonë u botua një version i saj në anglisht. Për publikun britanik u shfaq për herë të parë në vitin 1918, disa vjet pas vdekjes së Oskar Uajlldit.

Salome, tragjedia më e re në Teatrin Eksperimental
Prev Post
Dita e Tokës
Next Post
Olen Çesari rikthehet në Shqipëri