Tenori Saimir Pirgu, të shtunën e 8 korrikut do të jetë i pranishëm me koncertin e radhës në Winterthur në Zvicër.
Një gala operistike e sjellë tenorin e njohur shqiptar me famë botërore, me ariet më të përjetuara nga Verdi, Puçini e Donizetti.
Koncerti fillon në ora 19:30, ndërsa galaja mbahet në Musikkollegium Winterthur. Galaja mbahet në kuadër të festivalit Classic Openair, që ka nisur sot e mbahet deri me 9 korrik.