Një numër i madh i problemeve shëndetësore mund të shkaktohet nga kondicioneri që përdorët në mënyrë joadekuate.
Ankesat janë kolla, rritje e temperaturës dhe ethe, si dhe dhembje në rajonin e shtyllës kurrizore, posaçërisht qafës dhe shpatullave.
Ndryshimi i temperaturës në mes asaj jashtë dhe në vendin e klimatizuar nuk duhet të jetë mbi 6ºC.
Në aparatet për klimatizim mund të zhvillohen mikroorganizmat e rrezikshëm, si për shembull baktere që shkakton ndezje të mushkërive: Legionella pneumonie. Prandaj, ndërroni filtrat herë pas herë.
Ajri i kondicionuar nxit shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut, artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes.
Studimet tregojnë se personat që punojnë në një mjedis me ajër të kondicionuar mund të përjetojnë dhimbje kronike, lodhje, irritim të membranave mukoze dhe vështirësi në frymëmarrje, tharje të lëkurës suaj.
Ata që shpenzojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës.
Kjo shkaktohet kryesisht nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër të jashtëm që shkakton djersitje.