Një komedi mjeshtërore që vjen për publikun nëpërmjet lojës moderne aktoriale, regjisë së Erand Sojlit, i cili është edhe autor i veprës, skenografisë dhe kostumeve të Klajd Ymerit dhe muzikë nga Ermal Mamaqi e Turjan Hyskaj. Një shfaqje që sjell mesazhe shumë të forta mbi jeten virtuale në të cilën është zhytur njerëzimi, ku e bën publikun që të refleketojë në fund të saj. Kjo “Komedi me lot” vjen e interpretuar nga aktorët Ariola Basho, Erand Sojli, Jaho Guma dhe Aurora Qazimi. Është pjesë e një bashkëpunimi midis Klaus film GlobArt dhe dy teatrove: TKE Kujtim Spahivogli dhe Teatrit Aleksandër Moisiu Durrës.
Sinopsi
Diana është një psikologe 35 vjeçare e pushtuar nga paniku i vetmisë dhe monotonies së kohës, njihet në pub me një inxhinier elektronik. Gjatë bisedës me të dhe xhesteve joshëse, Inxhinieri e fton të bëhet pjesë e projektit të tij për prodhimin e robotit të parë shqiptar me sjellje spontane.Pasi bien dakord për bashkpunimin inxhinieri i kërkon të shkojnë në shtrat por Diana skandalizohet nga kjo kërkesë vulgare dhe e përzë nga shtëpia.Pasi ikjes së tij Diana bie në një gjumë të thellë nga i cili zgjohet në vitin 2025 me një robot romantik me ermin Teo dhe një shërbyese robotike me emrin Pat, e cila është e programuar për punë shtëpie. Çfarë ndodhi me të?A do arrijë Diana të rikthehet në vitin real 2017? A do rizgjohet ajo në të njëjtën kohë me të njëjtat mendime dhe koncepte mbi moralin dhe instiktin?
[codepeople-post-map]