Festivali Folklorik Ndërkombëtar “Përmeti Multikulturor 2017” është e vetmja veprimtari kulturore artistike që përfshin folklorin e minoriteteve dhe etnive që bashkëjetojnë në vendin tonë.
Është zgjedhur qyteti i Përmetit pasi është qyteti që ka një diversitet kulturor, ku bashkëjetojnë e ballafaqohen kulturat e etnive të ndryshme si vendlindja e mjeshtreve të këngës popullore si: Laver Bariu, Mentor Xhemali, Remzi Lela, etj., si dhe për të inkurajuar turizmin kulturor dhe promovuar ekoturizmin e qytetit të Përmetit.Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe do të nisë më 26 maj dhe do të mbyllet me 28 të po këtij muaji.