Një nga zërat më kundër ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar është padyshim aktori Robert Ndrenika, i cili nuk po i kursen kritikat mbi projektin e ri.
Gjatë protestës së rradhës që u zhvillua ditën e djeshme nga artistët kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Ndrenika në fjalën e tij i ka bërë një ftesë publike Presidentit Ilir Meta që të ndërhyjë dhe të flasi mbi Teatrin.
Ndërkohë, ai i është drejtuar edhe Kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar që t’i lëri të qetë artistët që të zgjedhin vet rrugën që duhet.
“Në këtë pikë duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP pot ë ketë dëshirë le ta bëjë teatro private sa të dojë. E kam parë këto ditë më vëmendje këtë sallë që është lyer dhe këtë që nuk është lyer. Kjo që nuk është vënë asnjë gozhdë për këtë unë ju siguroj se kjo do të qëndrojë edhe 70 vite të tjera. Unë them të presim edhe 2 vjet, se ne nuk e heqim dot. Se ai do PPP se nuk ka nga vete. Të presim dhe pastaj të vazhdojmë punën këtu. Pasi të PPP-jë ai ne të mendojmë të bëjmë dhe të zgjedhim rrugën që duhet. Të paktën të na lerë të qetë”, është shprehur Ndrenika.