Art & Kulturë

Muzikë jazz nën performancën e një grupi italian, tek Radio

Më 12 prill do të ngjiten në skenën e Radios, grupi italian Montefiori Cocktaili, një duo që njihet për performancën e muzikës jazz, bossa nova, etj.

Ky grup përbëhet nga dy vëllezërit Franceso dhe Federico Montefiori, ku disa prej këngëve të tyre që spikasin janë: “Lazy Busy”, “Anamaria”, “Another B” dhe “Gne Gne Gne”.

Po ashtu, Montefiorit njihet edhe për ripërpunime këngësh, siç janë: “Quando Quando Quando”, “Crazy”, “sunny”, “Agua de Beber”, etj.

Nën praninë e shoqërisë së duhur, muzikës dhe një gote koktejl a verë, mos e humbisni këtë performancë, prej orës 21:00 të datës 12 prill.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).