Art & Kulturë

Diplomacia

Diplomacia Shqiptare Në 10 Vjeçarin E Fundit – Tiranë / Shqipëri

Pas 14 platformash në Tiranë, Shkodër, Prishtinë, Shkup dhe Tetovë, dhe me një pjesëmarrje të mbi 1000 të rinjve ballkans në këto platforma brenda 14 muajve, Këshilli Rinor i Ballkanit organizon platformën e 15-të , në fushën e diplomacisë. Trajnim Leksioni “Today’s Diplomat VI – Diplomacia Shqiptare Në 10- Vjeçarin E Fundit “, është platforma e 15-të dhe do të mbahet në datën 7 Qershor 2019 ( Ditën e Premte) , në Tiranë, te Tirana International Hotel, Salla Balsha me 3 referuesë speciale në fushën e diplomacisë. Çdo lektor ka në dispozicion 60 -75 minuta, ku ata ndajnë me ju në rrëfime dhe zhvillime interesante në fushën e diplomacisë. Aktiviteti fillon rreth ores 10:00 dhe perfundon rreth ores 14:00.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).