Art & Kulturë

Rita Ora, së shpejti në treg me albumin e ri

Në profilin e saj në Instagram, ajo është shprehur e emocionuar për këtë projekt të ri, i cili më në fund do të na bëjë të mundur pasjen në duar të një albumi të ri nga Rita Ora. Artistja më në fund ka deklaruar se albumi i saj i radhës synohet të dalë në treg më 23 nëntor të këtij viti.
Për Rita Orën ky vit ka qenë mjaft aktiv dhe i suksesshëm pasi ka publikuar edhe projektet e saj të reja në muzikë. Këtë verë ajo bëri publik edhe videoklipin “Girls” ku morën pjesë këngëtarët më në zë të momentit si Cardi B, Charli XCX dhe shqiptarja Bebe Rexha. Një këngë kjo e pasuar nga polemika dhe diskutime. Megjithëse shumë aktive në publikimin e këngëve të reja dhe e suksesshme në turin e koncerteve në Europë albumi i hedhur në treg prej saj i përket vitit 2012. Na duhet të presim dhe shumë pak ditë deri në lançimin e albumit të ri dhe të shumëpritur nga fansat.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).