Adela Xhamani kishte ënë përgjysmë një projekt që nisi së bahsku me mikun e saj Eraldo Rexho. Ky i fundit po e vijon këtë projekt me një kauzë të veçantë. I ftuar në emisionin ‘Rudina’ ai tha se bëhet fjalë për realizimin e një koncerti në homazh të Adelës.
Koncertin humanitar do ta moderojë Arbana Osmani. Eraldo Rexho në një status në Instagram na ka njohur me artistët që do performojnë në këtë koncert.

Koncerti do të mbahet më 12 nëntor në Art Turbina në Tiranë me pjesëmarrjen e artistëve si: Artjola Toska, Aurela Gaçe, Eli Fara, Greta Koçi, Irma Libohova, Jonida Maliqi, Kejsi Tola, Klint Çollaku, Lori Kaçka, Manjola Nallbani, Olta Boka, Orgesa Zaimi, Redon Makashi, Rosela Gjylbegu, Rovena Dilo, Soni Malaj, West Side family. Koncerti do të jetë nën drejtimin e Arbana Osmanit me drejtore artistike, Irma Libohovën.