Art & Kulturë

Rita Ora krijon linjën e saj të veshjeve

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, do të lançojë koleksionin e saj të parë të veshjeve këtë fundjavë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtarja, ku linja e saj e veshjeve quhet “Roara Republic”.

“Jam shumë e emocionuar për këtë linjë veshjesh… Unë kam punuar për një kohë të gjatë fshehurazi me ekipin tim për të krijuar këtë koleksion”, është shprehur 27 vjeçarja.

Gjithashtu, Rita ka bërë të ditur pasionin e saj të madh për modën, duke e cilësuar si një privilegj që i është dhënë mundësia për të krijuar linjën e saj. “Ky koleksion ka për qëllim që t’ju frymëzojë juve të jeni versioni më i mirë i vetes tuaj”, ka thënë këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/Bfi7mShH_zC/?taken-by=ritaora

“Roara Republic” do të lançohet këtë të shtunë më 3 mars, në faqen zyrtare të Orës.

https://www.instagram.com/p/BfoUfNlnajE/?taken-by=ritaora

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).