“Le Doulos” një film i zhanrit policor dhe krim, prodhim i vitit 1961, do të shfaqet në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, të martën.
Me regji nga Jean – Pierre Melville, ky film doli për publikun amerikan nën titullin “The Finger Man” dhe u bë një hit në vitet ’60.
Ai tregon historinë e kriminelit Maurice, i cili pasi del nga burgu dhe lan hesapet e veta, përgatit një tjetër vjedhje krah Silien, i cili punon njëkohësisht fshehurazi edhe për policinë. Kjo është një tragjedi klasike dhe gjithashtu një kryevepër nga Jean-Pierre.
Mos e humbisni më 6 mars, ora 19:00-21:00. Hyrja është e lirë!