10 vjet më pas “Gumball 3000” rikthehet në Tiranë. Një nga envetet më të rëndësishëm të garave me makina nëpër botë, do të kalojë edhe në Tiranë.
Janë vetë organizatorët e kësaj gare “rally” që kanë njoftuar se më datë 5 Korrik, automjetet më luksoze të botës do të parkojnë në sheshin “Nënë Tereza”. Bashkë me të edhe disa nga personat VIP, më në zë në botë.
Herën e parë dhe të vetme që “Gumball 3000” kaloi në Tiranë ishte viti 2007, ku automjetet më luksoze dhe disa nga personazhet më të njohur në botë mbërritën në kryeqytetin e shqiptarëve. Mes tyre kishte edhe emra si X-Zibit, aktorët Haydan Christensen dhe Mike Figgis etj. Më 5 korrik, tek Sheshi Nënë Tereza.