Rikthehet sërisht MurAL Fest Tirana. Vitin e kaluar ky festival pati një sukses të jashtëzakonshëm.
Festivali i arteve urbane i quajtur MurAL Fest Tirana që do të zhvillohet nga data 1 deri në 8 qershor të këtij viti.
MurAL Fest Tirana është një kontribut unik, i cili do t’i japë qytetit një nxitje për transformimin e Tiranës në kryeqytetin e artit dhe kulturës, një urë tregimesh të reja vizuale në Ballkan, si dhe bashkëpunime të pandërprera. Jeta e përditshme, rruga dhe historitë e saj janë të ndërthurura, duke u rritur në mure dhe reinventuar në një përzierje të gjuhëve në një mënyrë për të krijuar identitetin dhe ridizajnimin e hapësirës urbane, duke synuar ndërtimin e një historie të re.
Ky shkëmbim kulturor ka kaluar kufijtë dhe ka krijuar në kryeqytetin e Tiranës një pikë të ngrohtë pritëse të artit. Vitin e shkuar, pjesëmarrës në Mural Fest ishin një grup artistësh urbanë me famë ndërkombëtare, pjesa më e madhe e të cilëve erdhën nga Italia. Të tjerë artistë ishin nga Shqipëria, Serbia, Franca, Uruguai, Bullgaria, Rumania, etj. Qytetarët e Tiranës u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje të veçantë, frytet e së cilës po i shijojmë çdo ditë në hapësirat urbane të qytetit.