Art & Kulturë

Rikthehen “Shërbëtoret” në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ja kur do të keni mundësi t’i ndiqni

Kryevepra e dramaturgjisë franceze “Shërbëtoret”, do të rishfaqet në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 26 mars, ora 19:00.

Kjo dramë është shkruar nga Jean Genet dhe portretizon tre shërbëtore, të cilat luajnë një lojë fantastike, ku urdhërohen dhe janë në kryengritje të vazhdueshme ndaj zonjës së tyre. Madama e shtëpisë është një vajzë e re në moshë dhe e bukur, e cila urrehet prej tyre. Shërbëtoret bëhen shkaku i arrestimit të dashnorit të zonjës, pasi i kanë dërguar letra anonime në polici.

Në thelb të kësaj vepre është ideja e nënshtrimit dhe mungesës së kryengritjes, ku shfaqet një raport dashuri-urrejtje midis dy shërbëtoreve motra.

Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

Me regji nga Kiço Londo dhe nën interpretimin në role kryesore të Laura Nezha, Dasara Xhangolli e Ilirda Bejleri, mos i humbni “Shërbëtoret”, që kanë shënuar sukses në të gjitha shfaqjet e tyre!

Trailer:

https://www.facebook.com/tkeksperimental/videos/2015253918739906/

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).