Afër ose larg, të njohura apo jo, Shqipëria është një nga 10 destinacionet turistike që mund të shihen si të arsyeshme për t’u eksploruar gjatë 2018, shkruan revista turistike gjermane GEO, partnere e së përjavshmes, Stern.
Një prej editorëve të rubrikës së destinacioneve në median prestigjoze britanike Telegraph Travel, Thomas Harding, shtron pyetjen e thjeshtë: “Pse duhet zgjedhur Shqipëria?”