Art & Kulturë

Reuters: “Kishat e rrënuara të Shqipërisë, në kërkim të shpëtimit”

 

Kishat ortodokse të Rrethit të Sarandës, pjesë e Qarkut të Vlorës, janë vënë nën fokusin e agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Kjo e fundit ka publikuar një album fotografik të titulluar “Kishat e rrënuara të Shqipërisë, që kërkojnë të shpëtohen”, ku në foto shfaqen kishat ortodokse “Shën Athanasi” të Leshnicës dhe Muzinës në Sarandë.

Në këto fotografi dallohen afresket e dëmtuara, ku në përshkrimin e tyre thuhet se “Qeveria shqiptare dhe vet Kisha Ortodokse shqiptare kanë nisur restaurimin e disa prej strukturave që datojnë nga periudha e Bizantit e më vonë”.

Gjithashtu, përveç “rrënojave”, theksohet se kishat ndodhen shpesh në vendndodhje piktoreske dhe pasuria e tyre reflekton edhe politikat shqiptare përgjatë shekullit të fundit.

Një pjesë e vogël historiku është përmendur për Shqipërinë, duke nisur nga themelimi si një shtet pas Luftës së Parë Botërore nga qëndrimi për një kohë të gjatë nën sundimin Osman dhe kalimi pas Luftës së II Botërore në komunizëm.

Vetëm pas vitit 1990, Shqipëria përqafoi demokracinë”,- thuhet në një përshkrim fotoje, -“ e tashmë vendi aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”.

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).