Art & Kulturë

Reperi i mirënjohur britanik Skepta është artisti i parë i konfirmuar në Sunny Hill Festival

“Sunny Hill Festival” është një nga festivalet më të njohura dhe të shumëpritura jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në të gjithë rajonin. Pas suksesit të edicionit të dytë të këtij festivali, çdokush ishte kurioz për të zbuluar kush janë artistët ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në edicionin e tretë të këtij festivali.

Përmes një postimi në Instagram në faqen zyrtare @sunnyhillfestival ka bërë të ditur se artisti me famë ndërkombëtare Skepta do të jetë një nga artistët ndërkombëtarë që do të marrin pjesë në këtë edicion të tretë të “Sunny Hill Festival”.

“Skepta po vjen në Sunny Hill.
Ikona më e madhe e skenës Grime po sjell performancën e tij enigmatikisht energjike në Kosovë! Rimat e mprehta të Skeptas, të mbushura me ‘bas reggae dhe techno-futurism’ do ta shndërrojnë skenën kryesore të Sunny Hill në shfaqjen më unike që nuk e keni parë kurrë më parë.
Këtë gusht, përgatituni të kërceni nën ritmet e muzikës hip hop më influencuese të kohës sonë”
thuhet në postimin nga faqja zyrtare e Sunny Hill Festival.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet në datat 4-5-6-7 Gusht në Prishtinë, Kosovë.

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).