Gjithçka ndodh në një martesë.
Aty gjen nusen, që do të argëtohet, e një dhëndërr koprac. Po ashtu një bashkëshort, që është lodhur nga përgjegjësitë e ngarkesa që i jep çdo ditë e shoqja, e që do të pengojë dhëndrrin të martohet, duke i treguar sesi do të jetë pas një viti martese jeta e tij. Një vejushë elegante dhe plot sharm takon një pronar tokash dhe takimi përfundon në një duel! Një djalë i ri, i dashuruar, vendos të propozojë vajzën e ëndrrave të tij për martesë, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja.
Në fund, si në fund të çdo dasme, në fakt si në fund të çdo shfaqjeje, reflektim mbi kohën që ikën dhe të bukurën që nuk qëndron…
“Martesa” mund ta ndiqni në datat 21-22-23 Maj, ora 19:30 tek Amfiteatri i Liqenit, Tiranë.