Art & Kulturë

Regjistrohu tek Maratona e Tiranës

“Gjysëm Maratona e Tiranës” rikthehet në datën 15 Tetor 2017 me edicionin e saj të dytë.

Kjo Maratonë e cila tashmë ka nisur rrugën e krijimit të një tradite sportive në qytetin tonë, edhe sivjet do të cel siparin e saj me kategorinë Fun Run. Do të jenë qindra nxënës të shkollave Tiranës të cilët do të vrapojnë përmes rrugëve të qyteti me një objektiv; edukimi i brezave përmes sportit. Kështu mundohemi të ngjallim te brezat e rinj dëshirën për një jetë aktive dhe Maratona vet nis përgatitjen e atletëve të saj të ardhshëm. Po kaq e rëndësishme për ne është dhe kategoria We too, aty ku në gjirin tonë duam të përfshijmë edhe njerëzit më aftësi ndryshe. Kjo kategori ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Dhe ashtu sic e kërkon një Maratonë e vërtetë nuk mungojne dhe dy kategoritë Half Marathon (21, 0975 km) dhe Tirana 10K, ku ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj mbi moshën 18 vjec të marrin pjesë.

Gjysmë Maratona e Tiranës pas suksesit të vitit të kaluar ka certifikuar itinerarin e saj të ri nga Association of International Marathon and Distance Race dhe është bërë pjesë e shtëpisë botërore të atletikës International Association of Athletics Federations. Intinerari i ri do të përshkruaj pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm sfidë por edhe argëtim.

Breza aktive për ne do të thotë një Shoqëri aktive, e një Shoqëri aktive do të thotë një qytet i lumtur, Ju mirëpresim!

Leave a reply

InfoKult jep informacion 360 gradë për të kaluar kohën e lirë sa i takon artit, kulturës dhe turizmit (në kuptimin e destinacioneve turistike).