Albania Enduro Series është një trofe çiklistik i përbërë nga pesë gara të tipit Mountain Bike Enduro. Ky trofe organizohet nga Bike Club Albania me suportin e Pilot.al. Pjesëmarrja në AES është e hapur për çiklistë amatorë dhe profesionistë të moshës mbi 15 vjec. Në AES mund të merret pjesë me çdo lloj biçiklete, me kusht që të jetë e pedaluar vetëm nga fuqia fizike e çiklistit.
Programi:
25 korrik 2017: Hapja e regjistrimeve online
2 shtator: Mbyllja e regjistrimeve dhe takimi informues me garuesit. Detaje te garës. Marrja e trajektores.
Programi datës 3 shtator:
Ora 07:00-07:30 – Grumbullimi i garuesve për nisje nga Tirana. Vendi: Fushat sportive të qytetit studenti.
Ora 07:45 – Nisja e autobusit.
Ora 09:00-09:30 – Procedura e pre-startit. Kontrolli final.
Ora 10:00 – Start i garës.
Ora 15:00 – Mbyllja e garës. Ceremonia e ndarjes së çmimeve. Pezë.